Barcelona ka shënuar fitore në “El Clasicon” ndaj Real Madridit, në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Xavi deklasoi rivalët e tyre, duke fituar me rezultatin 0:4 në “Santiago Bernabeu”.
Katalunasit shënuan nga dy gola në të dy pjesët, shkruan Gazeta Express.
Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy gola në minutat 29 dhe 53, teksa nga një gol shënuan edhe Ronald Araujo (38) Ferran Torres (47).
Barcelona tani me 54 pikë renditet e treta në tabelë, kurse Real Madridi mbetet lider me 66 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.