×
  • Sport
  • Sport

    “El Clasico” kthehet në makth për Pique, stadiumi brohoritë dhe thërret “Shakira”

    Reporteri
    24 Korrik 2022 | 14:49

    Një “El Clasico” miqësor u luajt në Las Vegas, si pjesë e lojërave të para sezonit të ri.

    Triumfin minimal të Barcleonës, njëri nga lojtarët e ekipi nuk mundi t’a fesotjë si duhet.

    Pique u angazhua nga tekniku Xavi në pjesën e dytë të ndeshjes dhe me të hyrë në fushën e blertë, tifozët filluan të brohorasin e të thërrasin emrin e ish-partneres së tij, Shakiras.

    Kjo gjë vazhdoi deri në fund të ndeshjes, sa herë që spanjolli prekte topin.

    Fansat duket se janë akoma të tërbuar me të, pas raportimeve se ky i fundit e ka tradhtuar Shakirën.

    Futbollistit nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’i injoronte dhe të përqëndrohej në lojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!