Do të duhet më shumë se një interesim sporadik për të transferuar Elseid Hysajn në Bundesligën gjermane të futbollit, por ditët e fundit po merr gjithmonë e më tepër kuota, një mundësi për të çuar lojtarin e kombëtares shqiptare te Shalke.
Anësori shkodran që ka vuajtur për të gjetur hapësira loje te Napoli në sezonin e fundit, dhe praktikisht është jashtë planeve për të ardhmen, ka shtuar kampionatin gjerman mes preferencave.
Elseid Hysaj ka një kontratë e cila e lidh me Napolin deri në vitin 2021 por skuadra italiane po mendon të përfitojë sa më shumë nga shitja e shqiptarit, që nuk llogaritet më në formacionin e trajnerit Anceloti.
Atletiko e Madridit vazhdon të jetë skuadra favorite për të firmosur me Elseid Hysajn, pasi po rinovon totalisht prapavijën dhe sheh te shqiptari një garanci për të ardhmen, transmeton tch.
Por vlera që kërkon Napoli, të paktën 22 milionë Euro, ka bërë që bisedimet të ngecin prej javësh. Skuadra jugore e bleu Elseid Hysajn për vetëm 5 milionë Euro nga Empoli, dhe tani kërkon të paktën 4 fishin.
Ndërkohë Shalke ka blerë më herët këtë verë mbrojtësin e djathtë Xhonxho Keni nga Everton, por kërkon të shtojë eksperiencë në prapavijë, dicka që do t’ia garantonte Hysaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.