×
  • Sport
  • Sport

    Emery flet për Mustafin, thotë se nuk e di pse vendosi që të qëndrojë te Arsenali

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 9:17

    Shkodran Mustafi vendosi që të qëndrojë te Arsenali edhe pse flitej për një largim të tij për në Serie A


    Shkodran Mustafi ishte njëri nga lojtarët më të kritikuar nga tifozët e Arsenalit, por pavarësisht kësaj, mbrojtësi shqiptar vendosi që të mos largohet gjatë afatit kalimtar nga Londra, shkruan Reporteri.net

    Unai Emery ka folur për 27-vjeçarin dhe ka thënë se nuk e di pse ai vendosi të qëndrojë te Arsenali.

    “Mustafi vendosi të jetë këtu dhe kur vendos të jesh këtu, është si çdo tjetër lojtar,” ka thënë Emery.

    “Natyrisht, e respektoj vendimin e tij. Kur vendosi unë fola me të dhe i thash, ‘Ju jeni një më shumë në skuadër. Do të punoj me ju si me gjithë lojtarët tjerë”.

    “Nuk e di saktësisht se pse vendosi (të qëndrojë), por përderisa ka vendosur të qëndrojë, është një lojtar më shumë në skuadër,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!