Norwichi dje bëri befasinë e javës duke e ndalur kampionin aktual, Manchester City, të cilin e mposhti me rezultat 3-2
Norwich po vuante nga mungesat e shumta të lojtarëve, derisa të gjithë prisnin një fitore të lehtë të Cityt, ndodhi e kundërta, shkruan Reporteri.net
Skuadra e promovuar në Premier Ligë mposhti ‘Qytetarët’ 3-2 me golat të shënuar nga McLean 18′, Cantëell 28 dhe Pukki 50′, ndërsa për Man Cityn shënuan Aguero 45′ dhe Rodri 88′.
Festa ishte e madhe në stadium, derisa një tifoz ka filmuar 30 sekondat e fundit të kësaj përballje dhe në momentin që gjyqtari vërshellen për fundin e ndeshjes atmosfera elektrizohet në Carrow Road.
Football ?pic.twitter.com/g7JHwuY4kk
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) September 15, 2019
Ndryshe, Norwichi pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe është në vendin e 13-të, derisa Man City është në pozitën e dytë me 10 pikë, pesë më pak se lideri Liverpooli. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.