Përfaqësuesja e Kosovës sot përballet me testin më të vështirë që prej anëtarësimit të saj në FIFA dhe UEFA.
‘Dardanët’ sot zbresin në fushën e ‘St Marys’ për t’u përballur me ‘Tre Luanët’ e Anglisë në një ndeshje që është duke u pritur me padurim nga tifozët shqiptarë anëembanë botës, shkruan Reporteri.net
Por, Kosova nuk do të jetë vetëm në këtë ndeshje, pasi ata pritet të përkrahen nga rreth 2000 ‘Dardanë’ që kanë udhëtuar për në Angli.
E kur jemi tek mbështetja, këtë e ka ofruar edhe Halil Kastrati, apo ndryshe edhe ‘Zemra e artë’ e Kosovës i cili ka shprehur mbështetjen e tij për djemtë e Përfaqësueses së Kosovës nëpërmjet një videoje.
Ai ka shpërndarë një video të shoqëruar me këngën ‘Jemi Dardanët’ dhe disa pamje ku ai është bashkë me disa futbollistë të Përfaqësueses.
Ndryshe, Halil Kastrati bashkë me futbollistët e Përfaqësueses e kanë bërë me shtëpi një familje skamnore, familje kjo e cila është përzgjedhur nga ‘Jetimat e Ballkanit’.
Kujtojmë që ndeshja Angli – Kosovë zhvillohet nga ora 20:45./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.