×
  • Sport
  • Sport

    Ëndërrojnë tifozët e Juventusit, Del Piero gati për pankinën

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 11:53

    Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero do të nisë kursin e UEFA B në Coverciano për t’u bërë një trajner i licencuar.


    Për shkak të situatës së Pandemisë, një pjesë e mirë e trajnimit do të zhvillohet online.

    Ish-kapiteni I Juventus hoqi dorë nga futbolli I luajtur në vitin 2012.

    Sipas Gazzetta dello Sport, ish-numri 10-të nuk do t’I mbyllë derën asnjë skuadre, teksa tifozët e Juventus shpresojnë që një ditë ai të jetë bashkë me Pirlon në stafin teknik.

    Për momentin italiani jeton në SHBA, ku merret me trajnimin e fëmijëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!