×
  • Sport
  • Sport

    Erdhi dita e meçit të madh: Fury e nis luftën në rrjetet sociale, ia çon këtë selam Wilderit

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 8:37

    Më në fund erdhi dita e meçit të shumëpritur ku Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të luftojnë në Las Vegas për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda


    Boksieri britanik kohë më parë kishte thënë se do ta nokautojë Wilderin brenda vetëm 2 rundeve, shkruan Reporteri.net

    Sot, Fury e ka nisur ditën duke postuar një foto ku ka bërë të ditur se e ka në plan që ta përfundojë këtë meç brenda dy rundeve.

    Duhet kujtuar se Fury dhe Wilder janë përballur edhe më parë, me meçin që kishte përfunduar baras.

    Për përballjen e sontme të dy boksierët janë zotuar se do të ketë nokaut. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!