×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen rikthehet te Danimarka me gol

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 22:22

    Lojtari danez, Christian Eriksen ka shënuar gol pas rikthimit të tij me Kombëtaren e Danimarkës vetëm 2 minuta pas inkuadrimit në lojë, në miqësoren ndaj Holandës e cila është duke u zhvilluar aktualisht, shkruan Reporteri.net.

    Mesfushori danez është përzgjedhur në ekipin kombëtar të Danimarkës, për herë të parë që nga arresti kardiak, që pësoi në ‘Euro 2020’, verën e kaluar.

    Ndërkaq  janë bërë plotë 287 ditë pas atakut kardiak që pësoi në Euro 2020, Eriksen rikthehet te Danimarka me gol.

    Mesfushori 30 vjeçar, u pajis me një kardioverter-defibrilator të implantuar (ICD) – një lloj stimuluesi kardiak – pas incidentit kundër Finlandës, në ‘Euro2020’.

    Ndryshe, Eriksen u largua nga Interi dhe iu bashkua Brentfordit në Angli në janar të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!