Është duke u zhvilluar ndeshja e raundit të 31-të në Premier League ndërmjet Chelsea dhe Brentford, ku aktalisht ka shënuar golin e tij të parë Christian Eriksen, shkruan Reporteri.net.
Ndeshjen e filluan mirë Blutë, ku në fillimin e pjesës së dytë Antonio Rudiger shënoi për vendasit në minutën e 48-të, teksa pas dy minutave skuadra nga Brentfordi e barazoi rezultatin me Vitaly Jenelt.
4 minuta më vonë radha i erdhi Eriksenit që të shënojë golin e tij të parë në Premier League, pas atakut që kishte pësuar në zemër në Kampionatin Evropian vitin e kaluar.
Eriksen kështu ishte tërhequr nga skuadra e Interit, kjo si rezultat i rregullave të ashpëra nga Federata e Italisë.
Veç të tjerash, ndeshja Chelsea – Brentford është duke u zhvilluar skuadra mysafire ka thelluar epërësinë me Janelt në minutën e 60-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.