×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen thyen heshtjen, tregon nëse e dashura e tij ka fjetur me shokun e skuadrës

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 18:21

    Christian Eriksen më në fund ka vendosur që t’i përgjigjet zërave që thonin se Jan Vertonghen ka fjetur me të dashurën e tij


    Mesfushori danez me anë të rrjeteve sociale iu është kundërpërgjigjur thashethemeve të fundit, të cilat thonin se Vertonghen ka fjetur me të dashurën e tij, shkruan Reporteri.net

    Madje këto raportime thonë që edhe Harry Kane ka qenë i përfshirë, por një gjë e tillë është mohuar nga vetë Eriksen.

    Danezi iu është përgjigjur një përdoruesi të Twitterit duke thënë se lajmet e shpërndara janë të broçkulla. Menjëherë ka reaguar edhe mbrojtësi belg, i cili u akuzua se ka fjetur me të dashurën e shokut të skuadrës.

    Vertonghen e ka shpërndarë postimin e Eriksenit, ku ka përdorur disa emoji të mërzitur, dhe një zemër për bashkëlojtarin e tij.

    Kujtojmë që Eriksen dhe partnerja e tij, Sabrina Kvist janë së bashku që nga viti 2012, ndërsa çifti ka edhe një fëmijë të lindur në vitin 2018./Reporteri.net/

     

    View this post on Instagram

     

    Holidays ??

    A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!