×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen zbulon përse s’iu bashkua Man Unitedit

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 17:28

    Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, e ka pranuar se kishte mbajtur bisedime me Manchester Unitedin për një kalim të mundshëm në Old Trafford, por këmbëngul se asnjëherë nuk kishte menduar vërtet t’iu bashkohej “Djajtë të kuq”.


    Erikseni e shprehu dëshiron për t’u larguar nga Tottenhami pas humbjes së dhimbshme në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në fund të sezonit të kaluar, duke i alarmuar shumë klube të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.

    Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini ishin në mesin e klubeve të tjera që shprehen interesim për danezin.

    Por ishte Manchester Unitedi që fillimisht u vlerësua si klubi favorit për t’i siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

    Spurs ia dolën ta mbanin në skuadër Eriksenin në pjesën e parë të sezonit 2019/20, por vendosen të fitonin para nga një aset i çmuar në janar, pasi kishin dështuar ta bindnin atë ta vazhdonte kontratën e cila pritej t’i mbaronte në verë.

    Erikseni e kompletoi kalimin në Inter për 20 milionë euro më 28 janar dhe tani këmbëngul se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë ta provojë një sfidë të re në një vend tjetër.

    I pyetur për lajmet e kaluara se do t’i bashkohej Unitedit, Eriksen tha për BBC: “Për ca vite, por nuk ka qenë vërtet e mundur asnjëherë”.

    “Ne biseduam, natyrisht, dhe morëm vesh se çfarë ishte e mundur dhe çfarë ishte e pamundur. Por në fund, unë personalisht doja një sfidë të re. Ka qenë zgjedhje e lehtë të qëndroja në Premierligë”, shtoi ai.

    “Natyrisht, edhe qëndrimi në Tottenham do të kishte qenë zgjedhje e lehtë por, për mua, me rëndësi ka qenë ta provoj një sfidë të re në një vend të ri. Nuk ishte aspak e vështirë të zgjedhja kur Interi u paraqit me ofertë”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!