×
  • Sport
  • Sport

    Ermal Krasniqi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 17:08

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka vlerësuar me yll sulmuesin e Ballkanit, Ermal Krasniqin.

    Krasniqi ka pranuar çmimin e “Ylli i Javës” për xhiron e 11’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net

    Ermal Krasniqi, dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim.

    Për sulmuesin e Ballkanit, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme, kjo është hera e dytë që shpallet “Ylli i Javës” në këtë edicion, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në xhiron e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!