Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se serbët janë të mirëpritur në ekipin kombëtar të Kosovës
Prestigjiozja franceze, L’Equipe ka publikuar dokumentarin që ka të bëjë me futbollin e Kosovës, saktësisht me klubet e Mitrovicës, shkruan Reporteri.net
Pjesë e këtij dokumentari ka qenë edhe sekretari i FFK-së Eroll Salihu, i cili ka deklaruar se serbët janë të mirëpritur në ekipin kombëtar të Kosovës.
Pyetja e shtruar ishte kështu: A është Federata e gatshme të mirëpresë serbët në ekipin kombëtar? Ndërsa më poshtë e keni përgjigjen e dhënë nga sekretari i FFK-së.
“Njerëzit janë të ngopur me të gjitha këto, njerëzit duan të komunikojnë, ata duan të udhëtojnë në Serbi, dhe serbët duan të vijnë këtu lirisht,” ka thënë Salihu.
“Gjithçka varet nga vullneti i mirë i qeverisë serbe për të ndaluar propagandën dhe t’i lejojë njerëzit të jetojnë së bashku. Dyert janë të hapura për serbët në ekipin kombëtar.
“Do të dëshironim shumë të shohim dëshirën e mirë të palës serbe që ata lejojnë që skuadrat serbe të vijnë këtu për të luajtur në një mënyrë miqësore, për të shkëmbyer lojtarët, siç kemi bërë në ditët e ish-Jugosllavisë.
“Futbolli duhet të sjellë vetëm paqe, respekt dhe nuk duhet të përdoret për qëllime politike,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.