×
  • Sport
  • Sport

    Eroll Salihu flet pas shkarkimit të Ahmetit: Ai ishte i mirë në punë, por e futën ‘llugave’, njëtë si Gramozin

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 18:19

    Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu sot e konfirmoi se Arianit Ahmeti nuk do të jetë pjesë e Federatës e Futbollit e Kosovës.


    Pra, e gjithë kjo erdhi, pasi Arianit Ahmeti u mundua që ta shkarkoj nga detyra aktuale kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, shkruan Reporteri.net.

    Eroll Salihu i ftuar në emisionin “Imazh” në RTK, zbuloi gjithçka rreth këtij raste, ai gjithashtu përmendi edhe Gramoz Vokrrin, ku tha se njëjtë si Arianitin dhe Gramozin e kishin futur llugave.

    “Përnjëherë me dal me thonë unë jam ky e ky, ishte diçka interesante, ashtu si këta edhe Gramozin e futën llugave, edhe pse për Vokrrin kam respekt të mëdha. E sa për Arianitin, ai paska pas ambicie të mëdha”, tha Salihu.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!