Eros Grezda është dënuar me 4 ndeshje pezullim, për shkak të sherrit me lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak pas përfundimit të takimit, të vlefshëm për Kupën e Kroacisë.
Në vendimin e marrë ditën e sotme, është njoftuar se Grezda dënohet me 4 ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive në vend.
Një dënim ky jo shumë i rëndë për shqiptarin, duke ditur se për ngjarje të tilla parashikohen dënime edhe më të rënda.
“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”, thuhet në njoftimin e Federatës Kroate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.