Samuel Eto’o ka thënë se Lionel Messi duhet të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Lojtar, ish-lojtarë dhe trajnerë kanë filluar të futen brenda sallës ku do të ndahet çmimi i ‘The Best’ nga shtëpia e futbollit botëror në Milano.
Legjenda e Barcelonës ka thënë se pesë herë fituesi i Topit të Artë e meriton ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
“Leo (Messi) e meriton ta fitojë çmimin e më të mirit nga FIFA. Nëse jo ai, atëherë kush tjetër do ta meritonte”, ka thënë kamerunasi.
“Ai ka shënuar më së shumti gola dhe ka bërë më së shumti asistime në sezonin e kaluar, për mua ai është më i miri”, ka shtuar më tej Eto’o.
Messi, Ronaldo dhe Van Dijk, janë në listën e ngushtë për ta fituar këtë çmim, derisa holandezi shihet si favorit shkaku i triumfit në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në sezonin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.