×
  • Sport
  • Sport

    Etrit Berisha befason me skuadrën e re

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 22:47

    Skuadra italiane, Spal duket se ka përfunduar me sukses operacionin për portierin e Atalantas, Etrit Berisha.


    Portieri shqiptar ka numëruar 18 paraqitje sezonin e kaluar me ekipin aktual, megjithatë tani është duke u përgatitur për një aventurë të re.

    Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, destiancioni i ardhshëm i 30-vjeçarit do të jetë ekipi tjetër italian Spal.

    Drejtuesit e këtij klubi kanë qenë tash e një kohë duke monitoruar nga afër situatën e Berishës.

    Portieri dhe klubi kanë rënë dakord për detajet e marrëveshjes, ndërsa pritet që të enjten t’i kryej testet mjekësore.

    Zyrtarizimi gjithashtu pritet të bëhet pas tre dite, me Berishën i cili e humbi vendin e startuesit te Atalanta në gjysmën e dytë të sezonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!