×
  • Sport
  • Sport

    Etrit Berisha flet për situatën në Shqipëri pas tërmeteve: Populli i Kosovës po jep një ndihmë të madhe

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 19:15

    Shqipëria është goditur nga tërmete të forta, të cilët fatkeqësisht shënuan viktima dhe shumë të plagosur.


    Teksa lëkundjet e territorit nuk ndalen, të gjithë janë duke u solidarizuar dhe ndihmuar Shqipërinë dhe të prekurit nga tërmetet. Së fundmi për një media italiane ka qenë portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha ai i cili ka dhënë një intervistë dhe në fjalën e tij është shprehur gjithashtu se vetë futbollistët e kombëtares po mbledhin fonde për të ndihmuar.

    “Tërmeti që goditi Shqipërinë është një tragjedi, sepse po vazhdon. Dridhjet filluan muaj më parë, por nuk ishin shumë të rrezikshme. Popullsia është e frikësuar dhe gjëja më e keqe është se lëkundjet vazhdojnë.

    Ndihma po mbërrin nga të gjitha anët dhe në mënyrë të veçantë popullis kosovar. Ata kanë hapur shtëpitë e tyre në mënyrë që shumë shqiptarë të shkojnë në Kosovë, si dhe kanë dhënë ndihmë të çdo lloji. Kjo është diçka e bukur në këtë situatë tragjike.Nne lojtarët e ekipit kombëtar po organizojmë gjithashtu një mbledhje fondesh  dhe ndihmat po vijnë nga të gjitha anët”, ka thënë Etrit Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!