Shqiptarët e Zvicrës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do të jenë ambasadorët tanë në Evropian. Nëntë shqiptarë do të jenë pjesë e Euro 2020
Fatkeqësisht, Kosova e as Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionat Evropian. Edhe pse “Dardanët” ishin shumë afër, dështuan ta bënin një gjë të tillë në fund.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në “Euro 2020” nuk do të kemi shqiptarë, shkruan Gazeta Express. Edhe këtë radhë, si zakonisht, do të shohim futbollistë shqiptarë në një garë të madhe si Evropiani.
Shqiptarët e Zvicrës dhe të Maqedonisë së Veriut do të jenë ambasadorët tanë më të mirë të Evropianit. Për “Helvetikët” do të paraqiten tre futbollistë shqiptarë, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Kurse, Maqedoninë e Veriut do ta përfaqësojnë: Enis Bardhi, Esgjan Alioski, Arijan Ademi, Ferhan Hasani, Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu. Pra, shqiptarët megjithatë do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në “Euro 2020”, e cila zgjat nga 11 qershori deri më 11 korrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.