Everton është duke e monitoruar situatën e Harry Maguire pasi që oferta e Weste Ham për mbrojtësin u refuzua nga Manchester United
Menaxheri i United, Erik ten Hag ka për synim që të bëjë edhe dy blerje për ta përforcuar skuadrën e tij para se merkato e verës të mbyllët, në mënyrë që të këtë prurje të reja, megjithatë, klubi duhet të shesë. West Ham bëri një ofertë prej 60 milionë funte për dy lojtarë, Maguire dhe Scott McTominay por që Djajtë e Kuq e refuzuan atë.
Sipas asaj që shkruan Independent, Everton është duke e përcjellë situatën e Maguire pasi që u refuzua oferta e Çekanëve. Edhe vetë mbrojtësi si duket dëshiron një largim nga klubi pasi që dëshiron më shumë minuta të luajtura para se të fillojë në mënyrë që të ftohet nga Kombëtarja për Euro 2024.
Djajtë e kuq dëshirojnë që ta blejnë mesfushorin Sofyan Amrabat dhe mbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo por transferimi i tyre varet shumë nga sasia e parave që ata do ta gjenerojnë nga shitjet e tyre.
Djajtë e Kuq e fillojnë sezonin e ri në Premier Ligë më 14 gusht në një ndeshje kundër Wolves./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.