Dominic Calvert-Lewin, ka shprehur dëshirën që në fund të sezonit të largohet nga klubi anglez, Everton, raporton The Sun, transmeton Reporteri.net.
Calvert-Lewin, përkundër se është duke e vuajtur një lëndim tash e disa javë, deri në këtë fazë të sezonit është paraqitur në disa ndeshje në Premier League, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar dy asiste.
West Ham dhe Arsenal janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez, teksa raportohet që Arsenal janë një hap para ekipeve tjera në betejën për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.
Ndërkohë vlera e kartonit të Calvert-Lewin, në tregun aktual të çmimeve sipas Transfermarkt vlerësohet në shumën 40.50 milionë euro. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.