×
  • Sport
  • Sport

    Everton në prag të rënies nga Premier Liga pas 71 vitesh, kështu vendoset për Lampard

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 16:02

    Skuadra angleze, gjendet në një situatë aspak të këndshme këtë edicion, duke rrezikuar kështu edhe të bie nga Liga Premier, përcjell Reporteri.net.

    Everton nuk e kishte nisur mirë edicionin e vitit 2021-22, teksa tani gjendet në pozitën e 17-të me 25 pikë të grumbulluara, vetëm një pikë më shumë se skuadra e Burnley, e cila aktualisht gjendet në “ferrin” e kësaj lige.

    Performanca e dobët e skuadrës angleze ka bërë që shumë media të raportojnë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit të kësaj skuadre.

    Siç kishte raportuar “Sky sports” ditë më parë, Everton dhe Frank Lampard janë në prag të divorcimit.

    Mirëpo një gjë e tillë nuk duket të jetë e vërtetë.

    Kjo sepse drejtuesit e Everton nuk besojnë që shkarkimi i Frank Lampard do të ndihmojë në synimin e tyre për të qëndruar në Premier Ligë, pavarësisht se janë rritur gjasat që skuadra angleze të bie nga liga pas plot 71 vitesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!