Fabio Capello beson se Juventusi këtë edicion do të mund të shkojë deri në finale të Ligës së Kampionëve
Juventusi barazoi 2-2 me Atletico Madridin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.
Trajneri i njohur italian, Fabio Capello është mahnitur me mënyrën si Juventusi u paraqit ndaj Atleticos dhe është optimist se ‘Zonja e Vjetër’ do të jetë në finale këtë edicion.
“Unë pashë një personalitet të shkëlqyeshëm të demonstruar në një fushë shumë të vështirë siç ishte ëanda Metropolano. Bianconerët vuajtën kur duhej të vuanin, lojtarët ndihmuan veten e tyre dhe ata dhanë gjithçka. Ishte një tjetër Juventus sesa ai në Firence, ata u përballën me Atleticon pa frikë, me frymën e Ligës së Kampionëve,” ka thënë Capello.
“Kjo nënkupton marrjen e fushës me respektin e kundërshtarit dhe dëshirën për të fituar, gjithmonë. Në fakt Juventus, edhe pasi pësoi golat e rikthimit, në minutat e fundit nuk u vendos për një barazim dhe kërkoi golin e fitores. Jam i bindur që nëse Juve do të përballet me çdo ndeshje me personalitetin e kësaj loje kundër Atletico Madridit, ata do të luajnë me të gjithë dhe mund të shkojnë në finale,”. /Reporteri.net/