Legjenda e futbollit brazilian, Pele, vdiq të enjten në moshën 82-vjeçare, që e la sportin në zi.
Në nder të Peles, Brazili është ndriçuar me fotografi e imazhe të tij, për ta përkujtuar e falënderuar për kontributin në futbollin brazilian, raporton BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Pele, emri i vërtetë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, filloi karrierën e tij si lojtar në Santos në moshën 15 vjeçare derisa një vit më vonë iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit, duke shpërthyer në skenën e futbollit si një 17 vjeçar në Kupën e Botës të vitit 1958
Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Pele ka fituar tri Kupa të Botës – në vitin 1958, 1962 si dhe atë të vitit 1970. Ai është i vetmi lojtar që e ka arritur këtë sukses deri më tash.
Në karrierën e tij 20-vjeçare (1957-1977), Pele shënoi 1,281 gola në 1,363 paraqitje, duke përfshirë 77 shënime në 92 ndeshje me kombëtaren e Brazilit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.