Cristiano Ronaldo dhe familja e tij u transferuan së fundmi në Arabinë Saudite dhe partnerja e futbollistit Georgina Rodriguez zbuloi detaje të reja në një intervistë për Telemundon spanjolle dhe u ankua se fëmijët e tyre kanë përjetuar edhe dhunë fizike në shkollë.
“Ka raste në shkollë kur fëmijët i godasin dhe nuk mbrohen”, tha Georgina dhe më pas përshkroi situatën.
“Një ditë më erdhi fëmija në shtëpi dhe filloi të qajë, e pyeta se çfarë ndodhi dhe mora përgjigjen: Më goditi një fëmijë. Unë i thashë: “A nuk di të mbrohesh?”, ka deklaruar ajo.
Georgina dhe Ronaldo prej një muaji jetojnë sipas rregullave të reja, por së fundmi modelja theu kodin e veshjes në një darkë me Ronaldon, duke u shfaqur me një fund të shkurtër, për të cilin kërcënohet me gjobë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.