×
  • Sport
  • Sport

    Fanella e Zidanit nga finalja e Botërorit 1998 shitet me shifrën marramendëse

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 15:33

    Një nga fanellat e realizuara për Zinedine Zidane për finalen e Botërorit të vitit 1998 është shitur në një ankand në Los Angeles për më shumë se 100 mijë dollarë, njoftoi shtëpia e njohur e ankandeve, Julien’s Auctions.


    Pavarësisht se si FIFA dhe UEFA kanë vërtetuar se fanella ishte origjinale, organizatorët e ankandit nuk kanë mundur të japin një përgjigje nëse ajo është veshur nga Zidane në atë përballje historike që u fitua 3-0 nga Franca, me dy gola të Zidane të shënuar në pjesën e parë.

    Në tetor të vitit 2018, shoqëria pariziene e ankandeve, Coutau-Be’garie, u detyrua të tërhiqte një fanellë të paraqitur si të Zidane (të veshur në finale) për shkak të dyshimeve që lindën për origjinalitetin e saj.

    Modeli i shitur këtë të diel u shit saktësisht 108 800 dollarë (92.200 euro) nga Julien’s Auctions, që e kishte vlerësuar nga 80 000 deri 120 000 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!