×
  • Sport
  • Sport

    Fansat e Liverpoolit kanë vërjetur një gjë të çuditshme te Kloppi pasi Origi shënoi golin e barazimit

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 20:36

    Ishtë një mbrëmje e çmendur të mërkurën mbrëma në Anfield


    Liverpooli luajti me Arsenalin në kuadër të Carabao Cup me Kloppin që vendosi në 11-shen startuese shumë futbollistë të rinj, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja përfundoi 5-5 dhe Liverpooli u kualifikua për në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.

    Por, 90 minutëshi ishte shumë interesant me Divock Origin që barazoi rezultatin në 5-5 në minutën e fundit të ndeshjes.

    Pas golit të sulmuesit belg kamera ka kapur Jurgen Kloppin ku shihej se nuk e dëshironte barazimin e rezultatit, pasi më shumë preferonte të eliminohej nga kjo Kupë.

    Kështu të paktën menduan disa fansa të Liverpoolit që kanë shkruar në Twitter.

    “Reagimi i Kloppit është qesharak, diçka si pse dreqin shënojnë gol në fund në këtë llojë Kupe,” shkruan një komentues.

    “Hahahaha ai nuk po mund ta fshehë këtë gjë. Ai dëshironte të eliminohej nga kjo Kupë,” shkruan një tjetër.

    Ndryshe, Liverpooli në çerkefinale të Carabao Cup do të takohet me Aston Villën dhe Klopp ka kërkuar një orar të përshtatshëm për këtë ndeshje ose në të kundërtën nuk do të luajnë fare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!