×
  • Sport
  • Sport

    Fantazisti brazilian braktis Vardarin për kuqezinjtë e Shkëndijës

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 21:31

    Shkëndija ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër, mesfushorin brazilian Juan Felipe Alves Ribeiro, i cili ka nënshkruar një kontratë një vjeçare, me opsion për zgjatjen edhe me një viti tjetër.


    Fantazisti 31-vjeçar është njohës mjaft i mirë i kampionatit në Maqedoninë e Veriut, pasi ka luajtur për 3 sezone me skuadrën e Vardarit. Vitin e fundit Juan Felipe ka pasur një eksperiencë te kazakët e Kairat Almatyt dhe më pas te bullgarët e CSKA-së së Sofies.

    Braziliani do t’i bashkohet Shkëndijës pas kthimit nga Estonia, ku javën e ardhshme do të luajë ndeshjen e parë eliminatore ndaj Nomme Kalju, ndërsa do të jetë gati për të luajtur në takimin e kthimit një javë më vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!