×
  • Sport
  • Sport

    Faqja e madhe e futbollit lavdëron fanellën e Kosovës

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 10:08

    Fanella e ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë, që u zhvillua në muajin shtator, ishte në qendër të vëmendjes dje, pasi u publikua në mesin e katër fanellave më të mira sipas faqes së madhe në Twitter, B/R Football.


    Disa ditë para ndeshjes, shtëpia e futbollit e Kosovës pati njoftuar se kompania e veshmbathjeve zvicerane “Fourteen” kishte dizajnuar një fanellë të re të veçantë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Anglisë, shkruan Gazeta Express.

    Fanella e re përbëhet nga disa ngjyra – kaltër dhe verdh, por me të zezën që dominon. Ajo, po ashtu, do t’i ketë në gjoks flamujt e Anglisë dhe Kosovës, si dhe përshkrimin e ndeshjes së Grupit A kualifikues për Euro 2020.

    Kosova pësoi disfatë 5:3 në këtë ndeshje në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 15 ndeshjeve pa disfatë. Megjithatë, Kosova u lavdërua për paraqitjen e saj të guximshme pas ndeshjes.

    E përveç paraqitjes së “Dardanëve”, mediumeve britanike u ka bërë përshtypje edhe fanella e Kosovës.

    “Pushimi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare = më shumë fanella të tilla”, shkroi B/R Football, duke e shoqëruar shkrimin me një emotikon të zjarrit.

    Përveç fanellës së Kosovës, në fotografitë e postuara nga B/R Football shihet edhe fanella e Nigerisë, Malit dhe Meksikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!