Lorik Cana ka luftuar përherë për fanellën e skuadrës në të cilën ka luajtur.
Ish-mbrojtësi shqiptar është paraqitur edhe në kompeticionet evropiane gjatë kohës sa paraqitej për skuadrën e Marseille.
E pikërisht në faqet zyrtare të Ligës së Evropës u publikua sot një video që shfaq karakterin luftarak të kapitenit.
Në videon në fjalë shihet Cana duke ndërhyrë tek një sulmues kundërshtar.
Normalisht që në fund duelin e fitoi dhe topin e largoi mbrojtësi legjendar i kombëtares shqiptare.
Ka vite që Cana është pensionuar nga futbolli, derisa ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer si me Kombëtaren shqiptare ashtu edhe me klube.
Gjakovari ka luajtur për skuadra si PSG, Olympique Marseille e Nantes në Francë, ndërsa për Sunderland në Angli, Galatasaray në Turqi dhe Lazion në Itali.
?? Lorik Cana with the double tackle ?#MondayMotivation | #UEL pic.twitter.com/S1vFuCCOQh
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 8, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.