Kosova po kalon në momente shumë të vështira për momentin për shkak të lëndimit të futbollistëve kryesor.
Pasi humbi Hekuran Kryeziun, Valon Berishën e Herolind Shalën, Kosova humbi sot edhe Milot Rashicën, i cili pritet të mungojë disa javë për shkak të lëndimit, shkruan Reporteri.net
Sikur të mos mjaftonte kjo, dje gjatë ndeshjes të cilën po zhvillonte Anel Rashkaj, ka marrë një lëndim në kokë me ç’rast u detyra të largohet para kohe nga fusha e lojës.
Megjithatë, ai ka folur për këtë lëndim dhe ka treguar se pret të rikthehet shpejt.
“Kam marr një goditje në kokë dje gjatë ndeshjes dhe nuk jam ndjerë mirë dhe në rast sigurie dola nga ndeshja”.
“Tashmë jam mirë nuk është diçka serioze, besoj se do të luajë të shtunën në ndeshjen e radhës”, tha Rashkaj.
Rashkaj pritet të ftohet përsëri nga selektori për shkak të mundesave të shumta./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.