×
  • Sport
  • Sport

    Fazliu e bronztë, del e treta në botë

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 17:42

    Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror të xhuros, i cili po mbahet në Abu Dhabi.

    Për të bronztën, garuesja kosovare u përball me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard, të cilën e mposhti për ta fituar medaljen e parë në karrierë në një Kampionat Botëror.

    Paraprakisht, Laura i fitoi tri meçe dhe e humbi një,  të çerekfinales.

    Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari, kroaten Katarina Kristo.

    Garuesja kosovare në xhiron e tretë mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen ruse Dali Liluashvili.

    Laura në çerekfinale humbi me Wazaari, nga garuesja e Sllovenisë Andreja Leski.

    Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të garojë në repasazh, ku mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker.

    Për medalje të bronztë ishte më e mirë se kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!