Të mëkurën kombëtrja e Kosovës në basketboll, do ta zhvillojë ndeshje e dytë të fazës parakualifikuese për Kampionatin Evropian “Eurobasket 2025”.
“Dardanët” do të luajnë përballë Danimarikës, në “Arena Naestved”, me fillim nga ora 18:00.
Andaj, Federata e Basketbollit të Kosovës, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që ta përkrahin kombëtaren gjatë kësaj ndeshje.
Po ashtu, FBK-ja bën të ditur se kanë dal në shitje edhe biletat për këtë ndeshje.
Kjo është ndeshja e dytë e ekipit të udhëhequr nga Rami Hadar.
Në ndeshjen e parë, Kosova fitoi kundër Zvicrës me rezultat 76 me 49.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.