Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe oligarku rus Arkady Rotenberg, kanë humbur të gjitha pozitat e tyre që kishin në Federatën Botërore të Xhudos (IJF). IJF ka njoftuar për vendimin në një deklaratë në faqen zyrtare.
Putini fillimisht ishte suspenduar nga pozita e presidentit të nderit në IJF shkaku i konfliktit në Ukrainë, raporton CNN.
Mirëpo, IJF ka vendosur që Putinin e Rotenbergun t’i largojë nga të gjitha pozitat brenda federatës.
IJF është një nga disa federata botërore që ia ka marrë Putinit titujt e nderit në sport, shkaku i luftës në Ukrainë.
Federata Botërore e Taekwondos, dhe ajo Botërore e Notit po ashtu kanë bërë të njëjtën gjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.