×
  • Sport
  • Sport

    Federata e Spanjës i konfirmon FFK-së se ndeshja me Kosovën do të zhvillohet sipas rregullores dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 17:08

    Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF).


    Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

    Po ashtu, në njoftim thuhet se Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira, si në Sevilla po ashtu edhe në Kosovë.

    Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!