×
  • Sport
  • Sport

    Federata e Spanjolle e dënon Barcelonën me një shumë ‘poshtëruese’ për transferimin e Griezmann

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 14:34

    Federata Spanjolle e Futbollit e ka dënuar Barcelonën me vetëm 300 euro për transferimin e Griezmann


    Ylli francez iu bashkua Barcelonës gjatë afatit të fundit kalimtar për shumën prej 120 milionë euro, por më pas Atletico ishte ankuar në Federatë dhe kërkonte edhe 80 milionë tjera, shkruan Reporteri.net

    Klauzola e Griezmann kishte vlerën e 200 milionë eurove dhe ra në 120 milionë vetëm pas 1 korrikut, 12 ditë më vonë Barça nënshkroi me të.

    Pavarësisht ankesës të bërë nga Atletico, Federata e Futbollit të Spanjës e ka gjobitur Barcelonën vetëm me 300 euro.

    Kjo shumë është poshtëruese duke e ditur se çfarë fuqie financiare ka një klub si Barcelona./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!