×
  • Sport
  • Sport

    Fëmija i plagosur nga tërmeti kërkon që të takohet me yllin e Kombëtares shqiptare – Kështu u surprizua në spital

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 23:51

    Një vogëlush që po mjekohet prej plagëve nga tërmeti, u ka kërkuar psikologëve t’i sjellin në spital një futbollist të njohur shqiptar.


    Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë tregon një rast tejet të veçantë dhe prekës: Më 28 nëntor 2019, njëri prej djemve që i shpëtoi tërmetit dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, u ka shprehur dëshirën psikologëve se dëshiron të takojë idhullin e tij të futbollit Armando Sadiku, Sulmues klubit spanjoll të Málaga-s dhe përfaqësueses shqiptare.

    Dhe psikologët janë vënë menjëherë në lëvizje për të plotësuar kërkesën e papritur dhe tejet të pamundur për t’u plotësuar. Në pamundësi fizike të tij, prindërit e Sadikut kanë qene të pranishëm tek vogëlushi me dhurata, fanellën e futbollistit të tij të parapëlqyer dhe një shumë parash që do t’i vijë në ndihmë.

    Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë ka falënderuar Armando Sadikun, mamin dhe babin e Armandos, që ndihmuan t’i rikthehet buzëqeshja edhe për pak çaste. Po ashtu kanë marrë përgëzime psikologja Ventina Telhaj dhe koleget e tjera të Urdhrit të Psikologut, duke i bërë krenarë anëtarët e Urdhrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!