×
  • Sport
  • Sport

    Fenerbahce e kërkon me ngulm Hadergjonajn

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 14:02

    Një tjetër futbollist i përfaqësueses së Kosovës mund t’i bashkohet Vedat Muriqit te Fenerbahce.


    Bëhet fjalë për Florent Hadërgjonajn i cili është në pronësi të klubit anglez të Championship Huddersfield me të cilët ka edhe një vit kontratë.

    Në merkaton e dimrit 25-vjeçari i cili sëfundmi është aktivizuar titullar te përfaqësuesja e dardanëve nga trajneri Bernard Challandes, u transferua në formë huazimi te Kasimpasa në Superligën turke dhe falë formës së mirë që ka treguar me skuadrën e vogël nga Stambolli ka përfunduar në radarët e gjigandëve të Fernerbahces.

    Hadërgjonaj i cili ka dalë si futbollist nga zviceranët e Young Boys dhe është aktivizuar edhe për skuadrat e moshave të përfaqësueses helvete është një xhol pasi përshtatet edhe si mbrojtës i djathtë por edhe si mesfushor i djathtë. Fenerbahce sheh te Hadërgjonaj zëvendësuesin ideal të ish-juventinit Maurizio Isla i cili do të largohet nga verdhezinjtë gjatë kësaj vere.

    2 vite më parë Huddersfield sapo u ngjit në Premier League shpenzoi 5 milionë euro për të blerë kartonin e Hadërgjonaj nga Ingolstadt ndërsa aktualisht faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson futbollistin e Kosovës, 4 milionë euro. Gjithsesi edhe nëse transferohet te Fenerbahce në merkaton e ardhshme, vështirë se 25-vjeçari do të gjejë aty bashkëkombasin e tij Vedat Muriqi pasi sulmuesi shtatlart kërkohet nga disa skuadra të mëdha në Europë dhe mund të largohet nga ekipi turk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!