Fenerbahce është duke e vëzhguar nga afër Kemal Ademin e Baselit
Kemal Ademi është duke shkëlqyer me Baselin ku ka shënuar 6 gola në tetë xhirot e para në kampionatin zviceran, shkruan Reporteri.net
Për sulmuesin shqiptar tani ka shfaqur interesim gjiganti turk, Fenerbahce, aty ku luan Vedat Muriqi.
Fenerbahce do të dërgojë emisarë për ta përcjellur nga afër ndeshjen Trabzonspor-Basel, e vlefshme për Europa Ligë. Aty do të vëzhgohet nga afër Ademi.
Kujtojmë që ditëve të fundit në media është raportuar se Kemal Ademi ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës pasi dëshiron që të luajë për Zvicrën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.