×
  • Sport
  • Sport

    Ferguson vjen me një mesazh brilant për Ronaldon pasi zgjidhet futbollisti i vitit në Portugali

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 17:03

    Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Portugali për herë të 10-të në karrierën e tij, derisa Alex Ferguson e ka uruar yllin e Juventusit për këtë arritje


    Alex Ferguson e kishte transferuar Cristiano Ronaldon në Manchester United në vitin 2003 dhe që nga atëherë të dy mbajnë kontakte me njëri-tjetrin, ndërsa tani trajneri legjendar ka uruar yllin e Juves, i cili theu rekordin duhet u zgjedhur për herë të 10-të si futbollisti më i mirë i vitit në Portugali, shkruan Reporteri.net

    “Urime për arritjen e mrekullueshme dhe për natën e mrekullueshme që je duke e kaluar në Portugali. Më vjen keq që s’mund të jem aty me ty, por unë e kthej kokën prapa dhe të shoh si djalosh të vogël, 17-vjeçar, kur erdhe në Manchester United”, thotë fillimisht Fergusoni.

    “Tani, ti je zhvilluar si njeri dhe je bërë një sportist fantastik. Dua të të them ty, nënës tënde dhe të gjithë familjes tënde e fëmijëve të tu: Ju lumtë!. Ka qenë një kënaqësi e vërtetë për mua të të njoh dhe të punoj me ty dhe të të kem parë duke u zhvilluar si futbollist,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!