×
  • Sport
  • Sport

    Ferizaj nxori 2 kampione në karate, njëra synon t’i ndjek hapat e Majlinda Kelmendit

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 18:29

    Ferizaj nxori 2 kampione bote në karate – Njëra udhëton me kilometra vetëm për sukses, tjetra do që të bëhet si Majlinda Kelmendi.


    Denisa Shabani është vetëm 12 vjeçare dhe tashmë ajo gëzon plotë 26 medalje, ku nga to ka 18 të arta, 6 të argjendta dhe 2 të bronzta, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa, Kosova ka edhe një tjetër kampione të karatesë U15, Alma Loki, e cila aktualisht është e pakonkurrent në Kosovë, gjithashtu ka qenë edhe Kampione e Botës në turneun e mbajtur në Kroaci.

    Që të dyja kanë ëndrrat e tyre për të ardhmen, Denisa kërkon të arrijë sukseset më të mëdha që mund t’i ketë një sportiste, e Alma të punoj fortë e t’i ndjek hapat e Majlindës.

    “Ëndrra ime është që t’i fitoj të gjitha titujt që mund t’i ketë një sportiste”, tha Denisa.

    Për dallim nga Denisa ëndrra e Almës është që t’i arrijë sukseset e Majlinda Kelmendit.

    “Ëndrra imë është që në të ardhmen të bëhem kampione botërore, që t’i ndjeki hapat e Majlinda Kelmendit dhe besoj që më shumë punë mund ta arrijë këtë”, tha ajo.

    Gjithashtu edhe trajneri i tyre Gani Mahalla ka vetëm fjalë të mira për kampionet e Kosovës.

    “Në sukseset e fundit të garuesve tanë, vlen të ceket, Alma Loku në kupën botërore, ka fituar medalje të artë, vitin e kaluar Denisa Shabani në të njejtë garë e ka fituar vendi e tretë, ndërsa këtë vit, Denisa është shpallur kampione e Kosovës, e Hana Shanolli vendin e pestë. Eshtë një sukses shumë i madh, duke iu falënderuar trajnerëve të cilët punojnë pandërprerë, si Raif Musa, Nebih Mahalla, Ali Mahalla”, tha trajneri Gani Mahalla.

    Më poshtë mund ta shikoni video e përgatitur nga Reporteri:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!