Feronikeli ka arritur të bëjë një përmbysje madhështore duke u kthyer nga rezultati 2-0 për të barazuar 2:2.
Fillimisht ishte Mevlan Zeka i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 89-të falë një goli me kokë, shkruan Reporteri.net
Krejt në minutën e fundit, një futbollist i TNS luajti me dorë në zonën e 16-metërshit me ç’rast gjyqtari akordoi penallti.
I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Astrit Fazliu i cili barazoi rezultatin në 2 me 2.
Kujtojmë që pas një jave Feronikeli do të ketë mundësinë që ta shkruajë historinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Ndryshe ky rezultat është mjaft i favorshëm për skuadrën kosovare./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.