×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli – Milan: Çmimet e biletave ‘për hava’, kështu reaguan tifozët e futbollit të Kosovës

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 12:01

    Më 10 gusht, një nga skuadrat më të mëdha në botë, Milan, do të zbarkojë në Kosovë.


    Shtatë herë kampionët e Evropës, do të vijnë në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kampionët e Superligës, skuadrën e KF Feronikelit.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe biletat e saj do të dalin në shitje shumë shpejtë.

    Organizatori një ditë më parë ka zbuluar edhe çmimet e biletave, të cilat për standardin e Kosovës, duken të jenë shumë të larta.

    Çmimi më i lirë i një bilete kushton 35 euro, për të vazhduar me çmime tjera si 50 euro, 80 euro, 119 euro, dhe ato VIP që kushtojnë 155 euro.

    Këto çmime, nuk janë mirëpritur aspak nga tifozët e futbollit në Kosovë, të cilët edhe kanë mbetur të shokuar kur kanë parë se sa duhet paguar për të ndjekur nga afër skuadrën e Milanit.

    Te faqja sportive në Facebook, ‘Sporti.Info’, tifozët e futbollit kanë dhënë mendimet e tyre për këto çmime të larta të biletave.

    “Skandaloze për një lojë miqësore. Për kundër duhet të mbushet stadiumi e jo të jetë bosh”, ka komentuar njëri prej tyre.

    “Shkëndija – Milan biletat kanë kushtuar prej 3 euro, e këtu te ne prej 35 euro, te fortë jemi ne”, ka komentuar një tjetër.

    Mbetet për t’u parë se sa bileta do të shiten për këtë miqësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!