Ilir Berisha sot pritet që t’i bashkohet Feronikelit
Kampioni aktual i Kosovës është duke bërë ndryime të mëdha në skuadër.
‘Industrialistët’ dje ia kanë treguar derën 7 futbollistëve, ndërsa sot do të prezantojnë Ilir Berishën.
LIG Sport nga burime të sigurta ka mësuar se Ilir Berisha do të jetë futbollisti i radhës që do të nënshkruajë me Feronikelin.
Berisha, 28 vjeçar luan në pozitën e mbrojtësit dhe së fundi ka qenë pjesë e Vasteras SK, ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kosovën, në kohën kur Albert Bunjaki ka qenë trajner i ‘Dardanëve’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.