×
  • Sport
  • Sport

    Festa ekstravagante e Ruizit për ditëlindje, para rimeçit me Joshuan

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 9:05

    Andy Ruiz Jr e kishte festuar ditëlindjen e tij të 30-të në mënyrë ekstravagante, para rimeçit të tij me Anthony Joshuan për titujt e kampionit botëror të peshave të rënda në boks.


    Andy Ruiz i humbi titujt e tij të kampionit botëror kundër Anthony Joshuas, pasi britaniku e fitoi rimeçin e së shtunës më vendim unanim të gjyqtarëve, që u mbajt në Arabinë Saudite, transmeton Express.

    Meksikano-amerikani e fajësoi sjelljen e tij për disfatën e tij në këtë meç, duke e pranuar se kishte jetuar vetëm duke festuar dhe në mënyrë ekstravagante që nga fitorja e tij tronditëse në qershor, kur i kishte fituar pesë milionë euro.

    Njëra ndër këto festa ekstravagante ishte edhe ajo për ditëlindjen e tij të 30-të në Los Angeles, ku kamerieret ishin në të brendshme, të pranishëm ishin edhe të famshmit Jake dhe Logan Paul si dhe sushi u shërbye mbi trupin e zhveshur të një vajze.

    Pasi i humbi titujt e tij, IBO, WBA dhe WBO, Ruiz e pranoi se sjellja e tij gjatë kohës së fundit luajti rol të madh në disfatën e tij kundër Joshuas.

    “Ekipi im më fliste dhe unë duhej t’i kisha dëgjuar dhe të mos e kisha shtuar këtë peshë. Unë tentova t’i bëj të gjitha stërvitjet vetëm. Më vjen keq, duhej t’i kisha dëgjuar më shumë. Mendoj se i nisëm stërvitjet shumë vonë. Tre muajt festë më ndikuan”, ka deklaruar Ruiz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!