×
  • Sport
  • Sport

    Festë e çmendur e vashave amerikane, Alex Morgan e sosë twerkun

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 12:55

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpallën kampione të botës në futboll për femra. Dhe, festa e amerikaneve ishte e madhe, në fushë dhe më pas edhe në dhomat e zhveshjes.


    Pa dyshim, festimi më special ishte i futbollistes Alex Morgan, me të cilin i ka çmendur rrjetet sociale.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festuan titullin e kampionit të botës në fundjavë pasi e mposhtën në finale Holandën me rezultat 2:0.

    Festa e amerikaneve në fushë ishte e madhe, por ajo vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes.

    E spektakël në zhveshtore dhuroi futbollistja Alex Morgan.

    Në një video të përhapur në internet shihet futbollistja tërheqëse amerikane, e cila me lëvizjet e saj duke kërcyer “tweerk” i ka çmendur rrjetet sociale, duke i “vënë në zjarr” fansat e saj.

    Festim special dhe provokues duke vallëzuar bënë edhe shoqet e skuadrës së Morgan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!