×
  • Sport
  • Sport

    Festoi golin me ‘shqiponjë’ kundër klubit të pronarit rus, zbulohet arsyeja prapa kësaj feste të Alexander-Arnold

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 12:17

    Tifozët e futbollit në rrjetet sociale kanë zbuluar arsyen e festimit të Trent Alexander-Arnold ndaj Chelseat.


    Mbrojtësi i Liverpool i dha skuadrës së tij epërsinë në ‘Stamford Bridge’ me një goditje të fuqishme, e më pas për të festuar duke bërë shqiponjën.

    Roberto Firmino më pas dyfishoi avantazhin, para se N’Golo Kante të vuloste rezultat 2-1.

    Por tifozët që reagonin ndaj golave në rrjetet sociale po flisnin të gjithë për të njëjtën gjë, pasi duket se mbrojtësi anglez përdori një festim të njohur në video-lojën FIFA.

    Volta, që do të thotë “të kthehesh” në portugalisht, besohet të jetë një referencë për mënyrën e futbollit në rrugë dhe sheh lojtarët të bëjnë një shenjë “V” me duart e tyre kur shënojnë (siç njihet te shqiptarët – festimi me shqiponjë).

    Dhe kjo është pikërisht ajo që Aleksandër-Arnold bëri në sfidën e djeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!