Vetëm dy vjet e gjysmë pasi është bërë me logo të re, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur ta ndërrojë sërish atë.
Logoja e vendosur në vitin 2018, e cila ishte zgjedhur përmes një procesi me dyshime e polemika, e cila kishte ngjallur edhe protesta, por të cilën e mbajti me insistim FFK, tash ka vendosur vet ajo që ta ndërrojë, shkruan Gazeta Express.
Shtëpia e futbollit ka njoftuar se të martën do të bëhet prezantimi i logos së re të FFK-së dhe fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit.
Tash për tash nuk dihet se si do të duket logoja e re apo procesi nëpër të cilin është bërë përzgjedhja e saj e as autori, shkruan Express.
“Ju njoftojmë se nesër (më 23 mars), në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të bëhet prezantimit i logos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022””, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.