×
  • Sport
  • Sport

    FFK: Futbollisti junior i Trepçës ’89 vdiq në fushë duke luajtur, pësoi atak kardiak

    Reporteri
    03 Dhjetor 2022 | 16:15

    Eion Kajtazi, futbollisti i ri i Trepçës ’89 dhe i Kosovës U17, ka vdekur në fushën e lojës pas një arresti kardiak.

    Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës duke publikuar edhe foton e tij.

    Kajtazi ishte duke luajtur në ndeshjen e juniorëve mes Trepçës ’89 dhe A&N, takim që u zhvillua në Korishë të Prizrenit, kur ka rënë në tokë pa vetëdije.

    “Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!